Përmes flotës së kamionëve dhe nën-kontraktorëve të kompanive transportuese, Log Group organizon
transport rrugor ndërkombëtar me kamionë deri në 24 ton, nga Turqia, Greqia dhe vendet anëtare të
Bashkimit Evropian për në Kosovë dhe rajon.
Log Group ofron organizim korrekt dhe të besueshëm të dërgesave komplete, parciale si dhe ngarkesa me leje te veçanta (me mbingarkesë, mallra me rrezikshmëri etj.).
Log Group është e specializuar për transportimin e mallrave parciale, qoftë edhe një paletë të vetme nga
Turqia, Kina si dhe vendet anëtare të Bashkimit Evropian.
Me këtë lloj transporti, ju mund të importoni dhe eksportoni pikërisht aq sa ju nevojitet, pa magazinim
të panevojshëm dhe krijim të stoqeve, me shpenzime shumë të vogla dhe në kohën kur ju përshtatet.
Log Group me partneritet me linjat detare ofron shërbimin e transportit detar në mënyrë shumë efikase drejt portit të Durrësit (Shqipëri), Selanikut (Greqi) dhe Barit (Mal i Zi) prej regjioneve si Amerikë, Azi, Afrikë dhe Evropë.
Log Group ofron pako të plotë të sigurimit të mallrave gjatë transportit të tyre, përmes kompanive të cilat janë të specializuara për këto lloj sigurime.
Log Courier ofron shërbime postare te shpejta dhe te sigurta , ajo ka krijuar rrjetin e saj të shtrirë në të gjithë territorin e deri në zonat më të thella rurale, dhe ofron një numër të madh shërbimesh postare e financiare me cilësi e çmime konkurruese për individët, bizneset, institucionet.