RRETH NESH

Log Group L.L.C. është kompani që ofron shërbime të logjistikës.

Me prezencë në të gjitha pikat doganore të Kosovës, partneritet me kompani globale, depo në shfrytëzim për grumbullim të mallrave në Evropë, Turqi dhe Kinë, kompania Log Group ofron një mundësi të mirë bashkëpunimi në fushën e shpedicionit dhe transportit ndërkombëtar.

Përparësi e Log Group është ofrimi i zgjidhjeve dhe shërbimeve të transportit për të gjitha llojet e ngarkesave si transport detar, tokësor, ajror dhe shpedicion. Me përvojë dhe staf te avansuar, Log Group zotohet për shërbime precize dhe të besueshme logjistike në të gjithë sektorët.

Përveç transportit dhe zhdoganimit të mallrave në rajon, Log Group siguron transport parcial nga Kina dhe Turqia qoftë edhe vetëm për një paletë, duke qenë se kemi në shfrytëzim depot për grumbullim të mallrave në Stamboll dhe të gjitha portet detare të Kinës.

Me mjete moderne që posedojnë karakteristika të larta teknologjike në aktivitetet e transportit, synimi i Log Group janë plotësimi i kërkesave dhe nevojave të konsumatorëve, duke u siguruar që ngarkesat të arrijnë në destinacionin e saktë sa më shpejt dhe sigurt.

Log Courier krijon, implementon dhe menaxhon zgjidhje logjistike.
Ne arrijmë përsosmëri me njerëzit, proceset dhe teknologjinë. Ne u mundësojmë klientëve tanë të përparojnë duke ofruar produktet e tyre në kohë në mënyrë profesionale. Ne do të sfidojmë vazhdimisht veten për të tejkaluar pritshmëritë e klientëve tanë duke ofruar zgjidhje të avancuara për nevojat e tyre.

© 2023 LOG GROUP | All Rights Reserved